Serbët janë më të preferuarit për familjet maqedonase. Kjo del nga anketa e realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup në bashkëpunim me Columbia University.
Sipas kësaj ankete, 62.6 për qind e qytetarëve të anketuar në Maqedoni janë të gatshëm të pranojnë për anëtarë të familjes së tyre një serb, kurse prej popujve fqinj më të papranueshëm janë shqiptarët (vetëm 12.9 për qind kanë thënë se mund të pranojnë një shqiptar si anëtarë të familjes), raporton Gazeta Lajm.
Para shqiptarëve, për anëtarë të familjes qytetarët e anketuar preferojnë një bullgar (24.5 për qind), turk (23.3 për qind), grek 18.8 për qind dhe maqedonas, 17 për qind. Pas shqiptarëve në këtë kategori radhiten sirianët dhe pakistanezët me nga 7 për qind, të cilët po ashtu janë përfshirë në hulumtim.
Situata dallon kur është në pyetje shoqërimi, sepse 56 për qind e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se preferojnë të shoqërohen me shqiptarë, raporton Gazeta Lajm.
Shqiptarët nuk rangohen mirë as në mesin e shteteve për të cilët qytetarët kanë mendim pozitiv. Në këtë rangim udhëheq Gjermania, shtet për të cilin 84 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv. Më pas vijnë Turqia (74 për qind), Serbia me 69 për qind, Rusia me 65 për qind, Amerika me 63 për qind. Shqipëria radhitet e treta nga fundi me 43 për qind, Kosova e parafundit me 28 dhe Greqia e fundit (25 për qind e të anketuarve kanë mendim pozitiv për këtë shtet).
You Might also Like
Fshirja e regjistrimeve filmike të sulmit të Nicës përplas policinë franceze me autoritetet vendore: pikëpyetje mbi kërkesën
Më 14 korrik, një kamion vrau mbi 80 persona në Nicë, duke u turrur mbi…
By
Redaksia
3 Min Read
Dhembja e vajit pa lotë
Përfundimisht, nëse një gjë e shikon vetëm nga jashtë, si gjësend, ajo gjë do mbetet…
By
Redaksia
8 Min Read
Në Kllokot, shkolla multietnike
Një shkollë fillore në Kllokot, është më e veçanta në tërë Kosovën. Aty mësojnë bashkë…
By
Redaksia
1 Min Read
IS-i “lëshon” karta identiteti
Muzikanti amerikan, Frank Zappa, ka thënë se “nuk mund të keni shtet të vërtetë, nëse…
By
Redaksia
4 Min Read
Kosova paralajmëron viza për Bosnjën
Qeveria e Kosovës paralajmëron Sarajevën zyrtare se në mungesë të një përgjigjeje për marrëdhënie të…
By
Redaksia
1 Min Read
Obama siguron Izraelin: Jemi aleati juaj
Pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me kryeminstrin Benjamin Netaniahu, Barak Obama e siguroi Izraelin se Shtetet…
By
Redaksia
3 Min Read


