Itali: Arrestohen 9 shqiptarë, vidhnin makina "Porsche Cayenne"

Karabinierët në Bozen (Bolzano) të Tirolit jugor, Itali, kanë arrestuar nëntë shqiptarë, të cilët dyshohen për kryerjen e një serie të vjedhjeve të automobilave luksozë. Dy nga të arrestuarit janë me vendbanim në Bozen.
Se ata kanë treguar shije të hollë për veturat që kanë “përvetësuar”. Makinat luksoze si “Porsche Cayene”, kanë qenë në krye të listës së preferencave të tyre. Por edhe me markat tjera të mëdha si BMW, Audi ose VW, ata janë ndarë të kënaqur. Grupi ka treguar një shkallë mjaft të mirë të organizimit, duke pasur si ndihmë logjistike dy banorë nga regjioni, shkruan tageszeitung.it, transmeton albinfo.

Grupi është kapur tash pasi që puna e tyre është përcjellë për disa muaj me radhë.

Selia e grupit ka qenë në Sesto San Giovanni afër Milanos, ndërsa filialet në Tirolin Jugor, Como dhe Asti, ku dhe janë kryer numri më i madh i vjedhjeve. /albinfo/kohaislame.com

Artikulli paraprakPërfundon takimi Kosovë – Serbi, Dacicit me shokë i lejohet të vijë në Kosovë
Artikulli vijuesSHBA: Mbyllja e qeverisë e preku edhe Shtëpinë e Bardhë