Itali: Në qendër të Firencës do të ndërtohet xhamia e madhe

Autoritete e Firences kanë miratuar vendimin që në këtë qytet të ndërtohet “xhamia e madhe” sepse siç shkruajnë mediat italiane Xhamia Qendrore nuk mund të pranoj më shumë se një mijë besimtarë, shkruan aljazeera.

Shumë myslimanë shpesh detyrohen që faljen e namazit ta bëjnë nëpër rrugë në afërsi të xhamisë qendrore, në lagjen Borgo Allegri.

“Kjo është një situatë e pakëndshme, sepse është një imazh i keq i xhamisë dhe qytetit. Ndodh që ditën e premte dy herë ta falim namazin e xhumasë. Megjithatë, kjo nuk mjafton, shumë njerëz falen në rrugë, tha Izzedin Elzir, imam i xhamisë në Firence për Local.

Autoritetet e Firences kanë njoftuar se momentalisht kryhet studimi i fizibilitetit, ndërsa Këshilli i qytetit ka premtuar se muslimanët shumë shpejt do të kenë xhaminë e re në qendër të qytetit.

Sipas të dhënave jo zyrtare në Firence momentalisht jetojnë afër 30.000 muslimanë.

(Islampress)

Artikulli paraprakFatime Nuhiu, hafizja e re që i shtohet Tetovës
Artikulli vijuesKMSH: Mijëra besimtarë përkujtojnë Profetin Muhamed (alejhi selam)