Prej rreth një viti e gjysëm kryengritësit sirianë po përballen me ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në një luftë aspak të drejtë sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë e përdorur nga të dyja palët. Kryengritësit luftojnë kryesisht me armë të lehta, ndërsa ushtria besnike e al-Assad ka artilerinë e rëndë, helikopterët, avionët dhe tanket. Inxhinierët kryengritës ndërtuan “tankun e bërë vetë”, një makinë vrasëse me katër rrota mbi të cilën është montuar një mitroloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda me një panel të ngjashëm me atë të videolojërave. “Kishim një makinë, lamë motorrin dhe pjesët e tjera inxhinierike të funksionimit të saj, hoqëm pjesët e tjera dhe vendosëm armaturat e përforcuara”, thotë Abud, duke shtuar më pas se mjeti do të përdoret në betejën e stërzgjatur për kontrollin e Alepos, qyteti më i madh në veri të Sirisë dhe i konsideruar si pikë strategjike që mund të vendosë fatet e konfliktit. Makineria vdekjeprurëse që pritet të përdoret nga brigada kryengritëse e Al-Ansar është emërtuar me emrin Sham II, emri antik i asaj që quhet Siria e Madhe që përfshinte Sirinë, Libanin, Palestinën dhe Jordaninë.
You Might also Like
Siria pranon: Kemi rrëzuar avionin luftarak turk
Siria ka pranuar se ka rrëzuar një avion luftarak turk F-4 në afërsi të brigjeve…
By
Redaksia
1 Min Read
Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat për fëmijët jetim në Gazë
Organizata humanitare turke ndihmoi në të para 127 fëmijë të Gazës Gjysmëhëna e Kuqe…
By
Redaksia
1 Min Read
Assad: Siria dhe aleatët – të bashkuar kundër terrorit
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se Siria, Rusia, Iraku dhe Irani, janë të bashkuar…
By
Redaksia
1 Min Read
ERDOGAN KUNDËR KINËS, RUSISË DHE IRANIT
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, u rizgjodh në krye të Partisë në Pushtet, Për Drejtësi…
By
Redaksia
1 Min Read
Afganët dëshmojnë në gjykimin e terroristit amerikan Bales
Viktimat afgane nga të shtënat e një ushtari amerikan kanë folur në gjykimin e tij.…
By
Redaksia
1 Min Read
Japin dorëheqje katër ministra egjiptianë
Katër anëtarë të kabinetit të presidentit egjiptian, Muhammad Morsi, kanë dhënë dorëheqje, një ditë pas…
By
Redaksia
1 Min Read
