esë persona kanë humbur jetën dhe qindra banesa dhe rrugë janë përmbytur nga moti i keq që goditi Italinë qendrore dhe jugore.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se një grua 70-vjeçare vdiq kur uji e kishte vërshuar dhomën e saj pas shirave të rrëmbyeshëm në qytetin e Pago Veiano në provincën Benevento.
Për më tepër, në Varoni di Montesarchio në provincën Benevento një burrë 70-vjeçar, që vuante nga një sëmundje e zemrës, thuhet se vdiq duke u përpjekur për të pastruar mbeturinat e përmbytjeve.
Në Venezi niveli i ujit ka arritur lartësinë e 102 cm, duke shkaktuar përmbytjen e 8% të territorit. Italia lokale raportoi se rreth 100 njerëz u desh të evakuoheshin në Canistro, në afërsi të L’Aquila. Katër persona u shpëtuan nga policia italiane pasi u bllokuan në çatinë e një hambari në Tivoli, pranë Romës.
Kryeminsitri italian Matteo Renzi ka deklaruar se është në kontakt konstant me Mbrojten Civile për të patur të monitoruar çdo çast situatën kritike që ka përfshirë vendin.