Ndihmë urgjente prej 90.000 euro për Kryqin e kuq të Maqedonisë dhe Gjysmë Hënën të dedikuara për refugjatët do të dhuroj qeveria e Italisë, informoi ambasada e Italisë.
“ Situata momentale e nxitur nga numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme që janë nisur drejt Evropës, paraqet sfidë të re për Evropën dhe vendet e saj me të cilat bashkërisht duhet të përballen të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidat nga Ballkani Perëndimor.
Duke e pasur parasysh sfidën e veçantë me të cilën po përballet qeveria maqedonase, qeveria italiane vendosi që të ndaj një ndihmë prej 90.000 euro për t`u financuar aktivitetet e Kryqit të kuq dhe Gjysmë hënës së kuqe në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Italisë