Ata janë liruar të premten, por kthimi i tyre në shtëpi të shtunën u anulua për arsye sigurie
MILAN (AA) – Italianët Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno mbërritën sot në Itali, pas gjashtë muajve të kaluara si pengje në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata janë liruar të premten, por kthimi në shtëpi të shtunën u anulua për arsye sigurie.
Që të dy u rrëmbyen korrikun e kaluar së bashku me dy shtetas italianë të cilët u vranë të enjten e kaluar gjatë përleshjeve të pjesëtarëve të DAESH-it dhe milicisë lokale në Libi.
Katër italianët kanë punuar në kompaninë italiane të ndërtimit në Libi, ku edhe ishin rrëmbyer.