Kryengritësit sirianë lirojnë pengjet iraniane në këmbim të grave dhe fëmijëve

Kryengritësit sirianë kanë liruar 48 iranianë në këmbim të 2130 të burgosurve që po mbahen nga forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad.

Grupi humanitar turk IHH ka ndihmuar në koordinimin e marrëveshjes.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu tha se në mesin e të burgosurve të liruar nga ndërtesa e Ministrisë së Brendshme në Damask, ka gra, fëmijë dhe katër qytetarë turq.

Kryengritësit thanë se të burgosurit e tyre janë anëtarë të Gardës Revolucionare të ushtrisë iraniane.

Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi pranoi se gjatë verës disa prej atyre që mbaheshin, ishin pjesë e Gardës Revolucionare, por të pensionuar.

Teherani tha se iranianët ishin kapur në muajin gusht gjatë një pelegrinazhi fetar.

Irani është një nga mbështetësit kryesore të regjimit sirian dhe kryengritësit thonë se Garda Revolucionare është aktive duke ndihmuar në shtypjen e kryengritjes siriane që filloi në mars 2011.

Artikulli paraprakRasti “Monstra”, zbardhen detaje kundër akuzës
Artikulli vijuesPakistan: Furnizuesit e NATO-së në Afganistan, "prishen për pare"