Iu vu gurëthemeli Xhamisë qendrore në Prishtinë

Me një ceremoni, në të cilën merrnin pjesë zyrtarët më të lartë të vendit dhe të Ipeshkvisë së Kosovës, sot në kryeqytet iu vu guri i themelit Xhamisë qendrore në kryeqytet. Në hapësirën midis Postës kryesore dhe Shtëpisë së Shëndetit, në Ulpian, tullat e para i vendosën presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryemyftiu Naim Tërnava, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeatri i Prishtinës Isa Mustafa.

Ceremonisë së fillimit të ndërtimit të këtij objekti, aq të kërkuar nga besimtarët islamë, i paraprinë fjalimet e kryemyfitut Tërnava, të kryeparlamentari Krasniqi dhe të kryeministrit Thaçi. Ata vlerësuan këtë moment të rëndësishëm për besimtarët e këtij konfesioni dhe për vendin, ku liritë fetare e kombëtare përbëjnë shtyllat themelore të demokracisë.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke uruar, rikujtoi edhe respektimin e besimit tradicional të myslimanëve në Kosovë. “Prishtinës ju ka dashur një xhami me përmasa të tilla, dhe se Kosova po hap rrugë të reja edhe për kultet fetare. Prishtinës ndoshta deri më sot i ka munguar një xhami e përmasave të tilla, për tu siguruar hapësirë të mjaftueshme që besimtarët të kryejnë në Kushte Minimale ritet fetare. Kosova e lirë e pavarur dhe demokratike po hap rrugë të reja për të gjithë, edhe për kultet fetare”, ka theksuar Krasniqi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar vënien e gurthemelit të Xhamisë në Prishtinë, duke thënë se edhe pse Kosova është shteti më i ri në Botë, populli i Kosovës ka një traditë të gjatë të tolerancës dhe harmonisë ndërfetare.

“Kosova shtet i ri, mirëpo është një shembull për rajonin dhe botën për harmonin ndërfetare. Ky fakt bëhet edhe më i rëndësishëm kur në kohën e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është një ndër sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota jonë në saje të procesit të globalizmit, i cili ka ofruar dhe ngjitur dallimet kulturore dhe fetare”, ka thënë kryeministri Thaçi./koha/kohaislame

Artikulli paraprakA nevojiten antibiotikë për dhembjet e fytit?
Artikulli vijuesQirinjtë aromatikë më të dëmshëm sesa cigarja