Magjistralja Shkup-Prishtinë, është e dëmtuar

Qytetarët që udhëtojnë në magjistralen Shkup-Prishtinë kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi kjo rrugë është e dëmtuar.

Ngasësit e automjeteve thonë se edhe pse po i paguajnë taksat rrugore, gjendja në to mbetet e njëjtë.

Magjistralja Prishtinë-Shkup ka filluar të dëmtohet seriozisht. Gropat e shumta po u shkaktojnë telashe qytetarëve.

Por, edhe në ato vende ku është sanuar prapë dëmet kanë dalë në pah.

Qytetarët kërkojnë nga Ministria e Infrastrukturës që ta riparojë sa më parë këtë rrugë, pasi po u dëmtohen edhe automjetet pavarësisht se taksat po paguhen, përcjell televizioni publik.

Gjendje e ngjashme është edhe në afërsi të fshatit Babush dhe në hyrje të fshatit Prelez, ku një pjesë e rrugës edhe është shembur./koha

Artikulli paraprak“Birdman”, fituesi kryesor i Oscars 2015
Artikulli vijuesRruga e Kombit, tarifa e koncesionit 5 euro, fituesi shpallet më 23 mars