Ambasadorët nga ana e tyre kanë paraqitur qëndrimet dhe shqetësimet e vendeve që përfaqësojnë rreth vendimit në fjalë dhe krizës politike.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u takua sonte me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i presidentit, në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione mbi krizën politike në vend. “Në këtë kontekst, presidenti Ivanov njoftoi ambasadorët mbi motivet dhe qëllimin që ai dëshiron të arrijë me vendimin për falje – lirim nga ndjekja pa zbatuar procedurë (gjyqësore), si dhe kontekstin dhe të gjitha aspektet për të cilat është sjellë vendimi”- thuhet në njoftim.
Ambasadorët nga ana e tyre kanë paraqitur qëndrimet dhe shqetësimet e vendeve që përfaqësojnë rreth vendimit në fjalë dhe krizës politike.
Ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav komentet nga takimi që zhvilloi sonte i bëri në profilin e tij në Twitter. “Falja ka varrosur llogaridhënien dhe sundimin e ligjit. Çfarë të ardhme për vendin dhe integrimin Euro-Atlantik?- ka shkruar dike ngritur këtë pyetje Orav.