Ivanoviq parasheh verë të nxehtë në Kosovë

0
135

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën Oliver Ivanoviq ka vlerësuar Kosovën e pret “një verë e nxehtë në të cilën do të ketë edhe më incidente sporadike”.

“Me dialog ne po e mbajmë nën kontroll situatën cila është e tendosur deh e cila në çdo moment mund të përshkallëzohet dhe të shndërrohet në ndonjë incident, gjë që nuk është në interes të askujt”, ka thënë ai për RTS.

Ai ka vlerësuar se situata mund të mbahet nën kontroll vetëm po qe se vazhdon dialogu dhe ak përkujtuar se në bisedimet e ardhshme ka tema të vështira siç janë telekomunikacioni, të cilat edhe pse duken teknike, gjithmonë kanë konotacion politik.

“Kosova nuk është shtet dhe ajo nuk mund të ketë kod telefonik. Është shumë e rëndësishme të zgjidhim çështjen operatorëve tanë mobilë e fiks, sepse kjo është me shumë rëndësi për qytetarët“, ka thënë Ivanoviq .

Duke komentuar paralajmërimet se Bashkimi Evropian dëshiron takim ndërmjet kryetarit serb Tomislav Nikoliq dhe kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga dhe se Serbia duhet të hapë përfaqësi diplomatike në Kosovë, Ivanoviq ka thënë se kërkesa të tilla nuk ka.

“Taki i dy kryetarëve do të thoshte njohje e tërthortë dhe mendoj se ne nuk dueht të hyjmë shumë në këtë rrëfim”, ka thënë Ivanoviq, duek shtuar se kjo është vija e kuqe që nuk duhet kaluar./koha/kohaislame