IZET MEXHITI EDHE NJË HERË MERR NDIHMË NGA TURQIA

Komuna e Çairit është pajisur me një automjet modern për pastrimin e rrugëve dhe për mirëmbajtjen e higjienës. Kamioni multifunksional, është donacion nga qyteti i Bursës së Turqisë, në vlerë prej 10 milion denarëve. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, tha se ky kamion do të japë kontribut të rëndësishëm për mirëmbajtjen e pastërtisë, si dhe mund të përdoret edhe për pastrimin e dëborës gjatë stinës së dimrit.

“Kjo do të jetë një ndihmesë shtesë për Higjienën Komunale në Komunën e Çairit. Së bashku me 50 punëtorë sezonal që janë angazhuar në mënyrë plotësuese nga Komuna e Çairit, dhe me këtë kamion multifunksional, do të jenë një ndihmë e rëndësishme për Higjienën Komunale, që të ngritet niveli i higjienës në komunën e Çairit, thjeshtë për një Çair më të pastër”, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. /SHENJA/

Artikulli paraprakHipokrizia vazhdon – Zot forcoje dhe ruaje Turqinë (FOTO)
Artikulli vijuesVIDEO – Rizkun e garanton Allahu? – Ok po rri në Xhami, nuk do punoj