Ja pamjet e atentatit tek “Komuna e Parisit”

Ora News siguron pamje të atentatit ndaj 24 vjeçarit Lorenc Hoxha ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
Videoja mban datën 3 gusht 2017, dhe në ekran është shënuar ora 19: 51 minuta. Policia është njoftuar në 19:55 për ngjarjen
Në një moment nga një makinë e zezë, tip fuoristradë zbresin dy të rinj, njëri i veshur me të bardhë dhe pantallona të shkurtra (xhinse), ndërsa personi tjetër është i veshur me pantallona të zeza dhe të gjata.
Pasi dalin nga makina ata drejtohen pranë kryqëzimit, ku duket se duhet të jetë një makinë. (Në video nuk shihet qartë).
Pas disa sekondash dëgjohet një e shtënë. Më pas makina e zezë merr rrugën për “Sulejman Delvina”
Policia ka marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh dhe kjo video është në dispozicion edhe të policisë dhe do të ndihmojë për të zbardhur autorët e krimit.

Artikulli paraprakKatër mënyrat më të mira për të trajtuar shenjat e puçrrave
Artikulli vijuesTurizmi shihet si mundësi për zhvillimin e Junikut