Izrael, ushtria heq bombat me fosfor

Ushtria izraelite thotë se ka ndaluar bombat fosforike, të cilat shkaktojnë shpërthime të përsëritura dhe kanë përmasa katastrofale.
Ushtria deklaroi se fosfori do të zëvendësohet me gaz, por që në fakt do të ketë të njejtin efekt.

Grupet e të drejtave të njeriut dënuan përdorimin e bombave forforike gjatë konfliktit në Gazë për shkak të efekteve të tyre të tmerrshme, e që shkaktuan viktima mbi civilët.
Ligji ndërkombëtar kufizon përdorimin e fosforit të bardhë gjatë luftës.
Ushtria izraelite tha se predhat ekzistuese përmbanin “shuma minimale të fosforit të bardhë”, dhe se ato do të “largohen nga përdorimi së shpejti”.
Tre vjet më parë, Izraeli premtoi të hartojë rregulla të reja mbi përdorimin e predhave që përmbajnë fosfor të bardhë, por vetëm pas këtyre deklaratave ai mori ofenzivë dhe vrau mbi 1.400 civilë.
Gjatë ofensivës, Izraeli përdori bomba me fosfor të bardhë në zonat me popullsi të dendur, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut kritikuan ashpër veprimet e ushtrisë.
/tch/kohaislame

Artikulli paraprakPutin kundër martesave gay në Francë
Artikulli vijuesSHBA: Rritet numri i grevistëve në Guantanamo