SHBA: Rritet numri i grevistëve në Guantanamo

Zyrtari ushtarak amerikan, Samuel House, thotë se një numri i të burgosurve në Guantanamo Bej, që bëjnë grevë urie, është rritur.

Koloneli House, nëpërmjet një kumtese të sotme, tha se tash 97 vetë janë në grevë, tre më tepër se dje.

Sipas tij, 19 grevistëve po u jepet ushqim në gjendje fluidi, për ta parandaluar humbjen e rrezikshme të peshës trupore, ndërsa pesë të tjerë janë nën vëzhgim në një spital në bazën amerikane në Kubë.

Aktualisht, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik jete.

Greva e urisë në Guantanamo ka filluar në muajin shkurt, kur të burgosurit ankoheshin se zyrtarët e burgut i kishin kontrolluar Kuranët e tyre për kontrabandë.

Shtetet e Bashkuara i mbajnë 166 të burgosur në Guantanamo, shumica prej tyre pa akuzë.

Avokatët e të burgosurve thonë se ushtria po e zvogëlon numrin e atyre që bëjnë grevë urie./tch/kohaislame

Artikulli paraprakIzrael, ushtria heq bombat me fosfor
Artikulli vijuesBosnje e Hercegovinë, arrestohet presidenti Zivko Budimir