Izraeli aktivizon “skenarin e ndarjes” për Mesxhid-i Aksa-në

Shkeljet dhe dhuna në rritje në javën e fundit nga ana e Izraelit ndaj Mesxhid-i Aksa-së ka sjellë në pah skenarët e zbatuara në vitin 1994 në procesin e ndarjes së xhamisë Hazreti Ibrahim në qytetin El-Halil, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndarja e xhamisë Hazreti Ibrahim në qytetin El-Halil mes hebrenjëve dhe muslimanëve ndodhi pasi Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967. Izraeli në fazën e parë të këtij plani intensifikoi vizitat e hebrenjve në mënyrë për të kontrolluar varrin e profetit Ibrahim i cili ndodhej në murin e xhamisë. Këto vizita të cilat çdo vit sa vinin e shtoheshin herë pas here hapën rrugën për dhunë dhe konflikte të vazhdueshme mes muslimanëve dhe hebrenjëve.

Brenda kësaj atmosfere më 25 shkurt të vitit 1994 një ekstremist i djathtë hebre me amrë Baruh Goldstein hyri brenda xhamisë së profetit Ibrahim dhe hapi zjarr ndaj besimtarëve muslimanë. Në këtë sulm jetën e humbën 29 palestinezë. Sulmi i cili ndezi revoltat në masë të gjerë në rrugët e Palestinës i ofroi një mundësi historike Izraelit i cili që nga viti 1967 e këtej palnifikonte të ndante xhaminë Hazreti Ibrahim.

Izraeli pavarësisht reagimeve intensive duke treguar si arsye sigurinë ndau xhaminë Hazreti İbrahim mes hebrenjëve dhe muslimanëve.

– Po përsëritet i njëjti skenarë

Izraeli i cili krijoi bazën për ndarjen e xhamisë Hazreti İbrahim me politikat e “tensioneve të kontrolluara” dhe me vizitat me rritje të intensitetit, theksohet se edhe këtë herë ka vendosur të zbatojë të njëjtin skenar për xhaminë Mesxhid-i Aksa. E njëjta politikë tensionuese në xhaminë Mesxhid-i Aksa është e çuditshme se është e ngjashme me skenarin e zbatuar gjatë procesit të ndarjes në xhaminë e profetit Ibrahim dhe forcon akoma më shumë pretendimet në këtë drejtim.

Izraeli në vitin 1967 kur pushtoi Jerusalemin Lindorë në objektivin e grupeve ekstremiste hebrenje të cilët besonin se Harem-i Sherif më parë ishte shembur dy herë dhe kërkonin të ndërtonin tempullin hebre kërkoi të krijonte një situatë aktuale dhe këtij ideali ti përgatiste një bazë.

Por, kjo nuk u bë e mundur. Vakëfi i Mesxhid-i Aksa i lidhur me Jordaninë që nga viti 1967 kur filloi pushtimi e deri në vitin 2000 ishte zëri i vetëm në administratën e Harem-i Sherif. Deri në këtë periudhë turistët jo-muslimanë vizitat e tyre në murin e Harem-i Sherif i ralizuan nën kontrollin e Vakëfit Aksa.

Atë vit ish kryeministri izraelit Ariel Sharon nën shoqërimin e qindra trup-rojeve vizitoi Mesxhid-i Aksa-në dhe shpërtheu Intifada (kryengritja) e dytë. Ndërsa Vakëfi i Aksa-së në reagim të vizitës së Sharon ndaloi këto vizita dhe refuzoi kërkesat e Izraelit për “rifillimin e vizitave”.

– Plani po zbatohet në faza

Pas kësaj në prill të vitit 2003 qeveria izraelite pavarësisht kundërshtimeve të Vakëfit Aksa filloi të marrë njëanshëm turistët jo muslimanë në murin e Harem-i Sherif, dhe që nga ajo kohë e deri tani statusi i Mesxhid-i Aksa-së u prish kundër muslimanëve.

Më parë kolonët hebrenjë nën shoqërimin e policisë u pranuan në vizita në murin e Aksa-së duke u intensifikuar, ku dhe më pas ndaj palestinezëve nën moshën 40 vjeç u vendos ndalimi i hyrjes në Mesxhid-i Aksa. Izraeli ashtu në vitin 1994 në El-Halil me politkën “tensione të kontrolluara” çdo herë duke bërë përparime në këtë drejtim, u përpoq që në faza të krijonte bazën e planeve për ndarjen e Mesxhid-i Aksa-së.

Mbi tokë teksa vazhdojnë shkeljet, presionet dhe dhuna, edhe në nën tokë vazhdojnë gërmimet arkeologjike duke u cilësuar si një pjesë e planit për të ndarë Mesxhid-i Aksa-në. Në gërmimet arkeologjike të kryera drejt pjesës së nëndheshme në Mesxhid-i Aksa në Harem-i Sherif, u kërkuan mbetjet (rrënojat) e tempullit hebre të cilat pretendohen se janë shembur.

Pretendimi se këto gërmime kryhen me arsyetimin për të gjetur mbetje (rrënoja) kanë qëllim shembjen e saj duke gërryer nga poshtë Mesxhid-i Aksa-në e kanë ruajtur çdo periudhë vendin e tyre në rendin e ditës.

Shkeljet izraelite që shënuan rritje në vitin 2000 me vizitën provokative të ish kryeministrit izraelit Ariel Sharon këtë vit kanë arritur kulmin, ku ndaj palestinezëve shpesh herë janë vendosur zbatime duke kufizuar moshën e hyrjes. Kundër reagimeve ndaj këtyre kufizimeve ka patur ndërhyrje me masa të ashpra të policisë në murin e Mesxhid-i Aksa-së. Dhe, së fundmi ushtarët izraelitë hynë me këpucë duke përdhosur ambientet e brendshme të xhamisë dhe madje sulmuan palestinezët duke dalë deri në çatinë e saj.

– “Izraeli kërkon të ndajë Aksa-në ashtu si xhaminë e profetit Ibrahim”

Kryetari i Këshillit të Lartë Islam në Palestinë dhe ish Myftiu i Jerusalemit të vjetër Ikrime Sabri theksoi se objektivi përfundimtrar i Izraelit është që të ndërtojnë mbi Mesxhid-i Aksa-në një strukturë që ata e quajnë tempull. “Fillimisht kërkojnë që të kryejnë ndarjen kohore ndaj Aksa-së mes muslimanëve dhe hebrenjëve. Më pas kanë për qëllim të bëjnë ndarjen fizike të saj dhe të fillojnë adhurimet. Nëse do të jenë të sukseshëm në këtë do të ndërtojnë tempullin e tyre mbi Mesxhid-i Aksa-në”, ka thënë ai.

Sabri duke vënë në dukje se ato që janë përjetuar në procesin e ndarjes së xhamisë Hazreti Ibrahim Izraeli kërkon ti përsërisë edhe në Mesxhid-i Aksa.

“Izraelitët ashtu si në xhaminë Hazreti Ibrahim në qytetin El Halil në Bregun Perëndimor kërkonin ta ndanin mes muslimanëve dhe hebrenjëve të cilët pas një masakre të madhe të kryer nga një hebre në vitin 1994 e ndanë xhaminë mes muslimanëve dhe hebrenjëve dhe morën atë nën kontroll. Të njëjtën gjë Izraeli kërkon ta zbatojë sërish edhe mbi Aksa-në. Kanë për qëllim që nëpërmjet bastisjeve të ndërmarra nga kolonët hebrenjë në Aksa dhe duke vendosur kufizime në hyrjen e muslimanëve në Aksa dëshirojnë të marrin kontrollin e Harem-i Sherif. Por, ne nuk do të lejojmë që Izraeli të përsërisë në Mesxhid-i Aksa atë që bëri në xhaminë e Hazreti Ibrahim”, tha ai.

Duke cekur edhe çështjen e gërmimeve arkeologjike nën Aksa të izraelitëve Sabri është shprehur: “Objektivi i parë i izraelitëve ishte që me tunelet e gërmuara poshtë Aksa-së të gjente rrënoja që i përkisnin hebrenjëve por deri tani nuk kanë qenë të suksesshëm në këtë, sepse ende nuk kanë gjetur gjë. Ndërsa tani duke gërmuar dheun poshtë Mesxhid-i Aksa presin që të bjerë ndonjë tërmet, ku më pas të thonë se ‘vëreni nuk e shembëm ne, xhamia u shemb nga tërmeti’ këto shprehje i përkasin disa hebrenjëve radikalë”, thekson Ikrime Sabri.

– “Izraeli ka tre objektiva”

Edhe kryetari i Departamentit të dorëshkrimeve të Mesxhid-i Aksa Dr. Nacih Bukeyrat thekson se Izraeli ka tre objektive kundër Mesxhid-i Aksa-së.

“Objektivi i parë i izraelitëve është që duke vendosur pika kontrolli përreth Aksa-së dhe duke konfiskuar shtëpitë përreth Harem-i Sherif. Objektivi i dytë është që fillimisht të ndajë Aksa-në në mënyrë kohore dhe më pas të kryejë ndarje fizike mes muslimanëve dhe hebrenjëve. Ndërsa objektivi i tretë të ndërtojnë të ashtëquajturin tempull në vend të Harem-i Sherif dhe të kthejnë Jerusalemin në një qytet hebrenj në simbol tempulli”.

Bukeyrat ka theksuar se nuk do të lejojnë që Izraeli të përsërisë në Mesxhid-i Aksa atë që bëri në xhaminë e Hazreti Ibrahim në El Halil dhe se prova më e madhe e kësaj janë reagimet e mëdha që kanë bërë palestinezët.

“Për të ripësëritur në Aksa atë që bënë në xhaminë Ibrahim po përballen me një pengesë të madhe. Fillimisht në mendjen e muslimanëve Aksa-ja ka një vend shumë më të rëndësishëm se xhamia Ibrahim. Për këtë arsye iniciativa e Izraelit për të ndarë Aksanë përballet me probelme shumë të mëdha”, ka potencuar mes tjerash Bukeyrat.

Ai vlerëson se gjatë gjithë kësaj kohe në gërmimet e tyre nuk kanë gjetur asnjë shenjë në lidhje me pretendimet e tempullit apo në lidhje me hebrenjtë.

“Pavarësisht kësaj ata janë duke vazhduar punimet e gërmimeve, ku këtu gërmime i përdorin edhe për të trilluar ndonjë histori. I drejtojnë turistët në këto tunele të nëndheshme, që të mos vërejnë dyqanet mbi tokë të arabëve dhe muslimanëve duke ua treguar Jerusalemin si një qytet hebre. Në këtë mënyrë pengojnë turistët që të mos hyjnë në dyqanet e muslimanëve duke i dobësuar ekonomikisht ato. Tani e kanë marrë nëntokën dhe duke përdorur këtë pretendojnë se edhe ato që janë mbi tokë i përkasin atyre”, tha Bukeyrat.

– Izraeli që nga viti 1967 përpiqet të ndajë Aksa-në

Ndërsa ish deputeti i Bahreinit dhe kryetari i Komitetit të ndihmës ndaj Palestinës Nasır el-Fadale ka theksuar se me miratimin dhe udhëzimet e autoriteteve fetare është punuar për ndarjen e Mesxhid-i Aksa-së që në vitin 1967 kur u pushtua Jerusalemi Lindorë, ndoshta është punuar edhe për ta shembur.

Fadale pasi ka tërhequr vëmendjen për ndarjen e Aksa-së në një mënyrë të ngjashme me zbatimin e xhamisë në El Halil janë kryer punime dhe janë përgatitur raporte nga tre autoritete zyrtare.

“Hebrenjtë, politikanët izraelitë, njerëzit fetarë, këshilltarët dhe autoritetet policore janë bashkuar me idenë se ka ardhur koha për zgjidhjen e çështjes së ‘të drejtave të adhurimit në kodrën e tempullit’ dhe në lidhje me këtë Fadale ka treguar Zv.ministrin e Shërbimeve fetare të Izraelit i cili duke treguar zhvillimet e fundit në Jerusalem i kishte deklaruar pikëpamjet e tij qeverisë se kushtet janë të favorshme duke i kërkuar qeverisë që të marrë vendimin për ndarjen kohore dhe fizike të Aksa-së.

Fadale u shpreh se shumë ministra në Izrael, me aryetimin për lirinë e adhurimit të hebrenjëve po punojnë për të ndryshuar statusin e Aksa-së.

“Projekti i Izraelit përbëhet nga dy faza, ku faza e parë është që të ndajnë mes muslimanëve dhe hebrenjëve nga pikëpamja e orës, ditëve dhe javëve Mesxhid-i Aksa-në, e cila brenda ditës në orë të caktuara të ditës në mëngjes dhe pas drekës do ti dorëzohet hebrenjëve. Gjithashtu, në festat fetare do të mundësohet që hebrenjtë të kyrejnë vetëm adhurimet e tyre në Aksa. Ndërsa faza e dytë është që një pjesë e Mesxhid-i Aksa-së, t’u dorëzohet hebrenjëve për të ndërtuar një tempull”, ka thënë ai.

– Netanyahu mohon pretendimet

Pasi shqetësimet në lidhje me planet e Izraelit për ndarjen e Mesxhid-i Aksa-së u prezantuen edhe para bashkësisë ndërkombëtare, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këtë fundjavë bëri disa deklarata në lidhje me çështjen. Netanyahu duke mbrojtur idenë se nuk kanë plane për ndarjen e Aksa-së u shpreh se respektojnë statusin aktual të Aksa-së.

(AA.Al)

Artikulli paraprakVIDEO – Për hajmalitë
Artikulli vijuesDekorohen policët britanik që penguan sulmin mbi një xhami