Konferencë për pozitën e Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të mbahet konferencë me temë “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve”.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim i presidentit Gjorge Ivanov, si dhe pjesëmarrje e përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, kori diplomatik, komuniteti akademik dhe nga veprimtaria shkencore dhe profesionale.

Konferenca mbahet në organizim të Qendrës për hulumtime strategjike të ASHAM-it dhe Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Minsitrisë së Punëve të Jashtme. Këto dy institucione, në kuadër të konferencës, do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

Artikulli paraprakRefugjatët në Indomeni pohojnë se janë rrahur nga polica e Maqedonisë
Artikulli vijuesTërmet në Maqedoni