Forcat policore izraelite kanë arrestuar deputetin Hatim Gfejshe dhe ish-ministrin palestinez Isa el-Xhaburi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informatave të marra nga burimet e Lëvizjes Hamas, forcat policore izraelite kanë arrestuar deputetin Gfejshe dhe ish-ministrin e familjes Xhaburi në qytetin el-Halil të Bregut Perëndimor.
Theksohet se automjeti i Gfejshe-s është djegur nga disa persona të paidentifikuar para momentit të arrestimit.
Forcat policore izraelite pothuajse çdo ditë kryejnë operacione të ndryshme arrestimesh të palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite gjenden rreth 7 mijë palestinezë.