Izraeli arreston deputetin dhe ish-ministrin palestinez

Forcat policore izraelite kanë arrestuar deputetin Hatim Gfejshe dhe ish-ministrin palestinez Isa el-Xhaburi.

Sipas informatave të marra nga burimet e Lëvizjes Hamas, forcat policore izraelite kanë arrestuar deputetin Gfejshe dhe ish-ministrin e familjes Xhaburi në qytetin el-Halil të Bregut Perëndimor.

Theksohet se automjeti i Gfejshe-s është djegur nga disa persona të paidentifikuar para momentit të arrestimit.

Forcat policore izraelite pothuajse çdo ditë kryejnë operacione të ndryshme arrestimesh të palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze në burgjet izraelite gjenden rreth 7 mijë palestinezë./AA

Artikulli paraprakShumica e miqëve në Facebook janë të rremë, thuhet sipas studimit
Artikulli vijuesRusia në Siri po zbaton "taktikën ndaj Çeçenisë"