Mbyllja e kufijve do të sjellë emigrim ilegal

Rritja e kriminalitetit dhe cështja e sigurisë është në rezik pas paralajmërimeve se Austria, Gjermania, Suedia dhe Danimarka kanë vendosur kontrolle në kufij për të ndaluar hyrjen në numër të madh të emigrantëve që janë nisur drejt Europës.

Jasmin Rexhepi nga organizata joqeveritare Legis thotë se kufijtë do të mbyllen për meshkujt që udhëtojnë vetëm e do të hapen vetëm për femrat me fëmijë dhe familje. Ai thotë se kjo do të rritë numrin e emigrimit illegal pas masave të mara nga ana e disa shteteve europiane.

’Kjo gjë do të rrisë kriminalitetin, do të aktivizohet korupsioni në polici. Nga an tjetër do të vijë reziku sepse do të ndodh në kidnapimin e fëmijëve sepse meshkujt emigrant nuk do të mund të udhëtojnë vetëm në Europë, do të prezantohen si baballarë apo kushërinjë të atyre fëmijëve’’m thekson Rexhepi.

Ndërkohë profesori Trpe Stojanovski nga fakulteti i sigurisë dhe ish drejtor i iniciativës regjionale për azil thotë se kjo që ndodh tani dhe mospranimi i emigrantëve nga ana e shteteve si Suedia e Gjermania do të ndikojë edhe në Maqedoni që e presin sfida të mëdha.

‘’Sigurisht që kjo do jetë një gjendje e re. shumë serioze dhe e rezikshme sepse duhet angazhim dhe ndjekje e situatës në mënyrë fleksibile’’.

Artikulli paraprakVIDEO – Dashuria ndaj Shqipëtarit e bëri Muslimane (ngjarje)
Artikulli vijuesShqipëria po përgatitet për refugjat nga Maqedonia