IZRAELI DO TË FILLOJË NDËRTIMIN E MURIT NDARËS NË CISJORDANI

Ushtria izraelite do të rifillojë në javët e ardhshme punimet për ndërtimin e një muri ndarës në Cisjordani, ndërprerë që prej pesë vjetësh, theksoi sot radio publike duke cituar deklarata zyrtare.

”Punimet do të rifillojnë rreth kolonive të rigrupuara në sektorin Gush Etzion pranë Betlehemit. Vitin e ardhshëm ndërtimi do të shtrihet rreth Maale Adoumim, një prej implantacioneve më kryesore të Cisjordanisë që ndodhen në lindje të Jerusalemit”, theksoi koloneli Ofer Hindi.

Ky oficer, përgjegjës për ndërtimin e këtij muri ndarës dha informacionet e tij gjatë një fjalimi para Gjykatës së Lartë, instanca më e lartë gjyqësore izraelite, që ka urdhëruar disa herë në të shkuarën modifikimin e rrugës ndarëse pas ankesave të Palestinezëve.

Sipas radios, punimet janë ndërprerë që prej pesë vjetësh për shkak të problemeve buxhetore dhe ankesave të shumta të paraqitura nga palestinezët.

Më 9 korrik 2004, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (CIJ) e gjykoi ndërtimin e këtij muri ndarës të paligjshëm dhe kërkoi shëmbjen e tij ashtu si dhe Asambleja e përgjithshme e OKB-së./trt

Artikulli paraprakPlagosen 5 ushtarë amerikan
Artikulli vijuesBerat, vret gruan, arrestohet