Mijëra sirianë largohen nga vendbanimet nën kontrollin e ISIS-it dhe PYD-së

Mijëra persona çdo ditë në Siri duke u larguar nga rajonet nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH dhe PYD kalojnë në qytetet që ndodhen nën kontrollin e opozitarëve, raporton AA.

Yasir Muhammed, një prej aktivistëve lokalë në rajonin Azez të Halepit duke folur për gazetarin e AA-së tha se mijëra persona çdo ditë në rajonin Azez nën kontrollin e opozitarëve largohen nga rajonet nën kontrollin e DAESH-it dhe të PYD-së që në Siri është zgjatimi i organizatës terroriste PKK.

Muhammed ndër të tjera u shpreh se që në orët e para të mëngjesi familjet e larguara nga persekutimi i DAESH-it dhe PYD-së kanë mbërritur në fshatin Harxhele në lindje të Azez-it dhe ka vënë në dukje se familjet pasi kalojnë në pikat e kontrollit të formuara nga brigada Sultan Murat të Turkmenëve Sirianë dërgohen me automjete në rajonet.

Ai ka shtuar se në të shumtën e rasteve sirianët e detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre janë nga rajonet Deyr ez-Zur dhe Rakka nën kontrollin e DAESH-it si dhe nga rajoni Bab në Halep.

– Largimet u dyfishuan pasi Koalicioni Arabëve sirianë dhe PYD-së morën nën kontroll Munbixh-in.

Gjithashtu pasi ka pohuar se më parë në Azez strehoheshin 400 deri në 600 persona, Muahammed ka theksuar se pasi Koalicioni Arabëve sirianë dhe PYD me mbështetjen e SHBA-ve morën nën kontroll më 12 gusht Munbixh-in kjo shifër u rrit mesatarisht me 1 mijë persona në ditë.

Muhammed ka dhënë informacionin se ditën e sotme në rajon kanë mbërritur 2.500 persona dhe ka shtuar se “familjet dhe fëmijët e ardhur në Harxhele janë të rraskapitur dhe të lodhur. Ndaj këtyre familjeve që mbërrijnë shpërndahen ujë dhe ushqime nga organizatat humanitare”.

Ndër të tjera Muhammed ka shtuar se një pjesë e sirianëve që largohen nga DAESH-i dhe PYD-ja qëndrojnë në Azez dhe një pjesë tjetër kalojnë nëpërmjet Afrin-it në Idlib i cili është nën kontrollin e opozitarëve.

Artikulli paraprakXhamia 640-vjeçare u harrua nga institucionet, shndërrohet në vatër të prostitucionit e drogës
Artikulli vijuesOperacioni “Mburoja e Eufratit” e Forcave të Armatosura Turke kundër DAESH-it