Izraeli do të intensifikoj ndikimin në Shqipëri

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, i ftuar në një Universitet privat në vend, ka folur para një audience studentore për marrëdhëniet Shqipëri-Izrael dhe për jetën e një diplomati.

Cohen, i cili është i pari ambasador i Izraelit në Shqipëri që nga hapja e ambasadës disa muaj më pare, tha se Izraeli e cilëson Shqipërinë vend mik dhe vlerëson shumë bashkëpunimin mes dy vendeve sidomos atë në fushën ekonomike, për të cilin po punohet që të intensifikohet.

Në këtë kuadër së shpejti ,tha Cohen, pritet të krijohet Dhoma e Tregëtisë Shqiptaro-Izraelite që do të nxisë marrëdhëniet ekonomike dhe investimet e ndërsjellta. Ai përmendi ndërkohë investimet izraelite në Shqipëri në fushën e minierave, në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit, etj.

David Cohen, një diplomat karriere foli për studentët e Shkencave Politike të universitetit Vitrina mbi eksperiencën e tij si diplomat.

Ai tha se një “diplomat izraelit duhet të punojë fort në shtetet ku është caktuar. Ai duhet të shpjegojë pse Izraeli duhet të mbrohet, të shpjegojë se Izraeli kërkon të jetojë në paqe dhe harmoni me fqinjqët e tij, të cilet jo të gjithë e njohin”.

Ndërkohë ai u ndal gjatë tek roli i Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sjelljen ndaj izraelitëve që persekutoheshin nga nazizmi.

Ai tha: “Shumë shtete, jo larg që këtu, nuk i mbrojtën dhe nuk i strehun familjet izraelite që largoheshin nga barbarizmi nazist, ndërsa në Shqipëri ata izraelitë që patën fatin të kalonin u ndihmuan, u strehuan nga familjet shqiptare. Për këtë jam krenar që jam ambasador në Shqipëri”.

Sipas tij janë identifikuar të paktën 70 familje shqiptare që kanë strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, ndërkohë që shtoi se : ”numri i atyre hebrenjve që janë shpëtuar nga ju sot është shumëfishuar”.

Ndërkohë Cohen tha se ardhja e tij në një universitet nuk është rastësi, pasi Izraeli dhe ambasada që ai drejton po nxit bashkëpunimin e ndërsjelltë në arsim duke ofruar bursa në fushën e agrikulturës dhe fusha të tjera./trt

Artikulli paraprakMali – Ministri francez i mbrojtjes viziton Katarin, për të fituar mbështetje
Artikulli vijuesThaçi: Lapidari ishte kurthë nga politikanët e Serbisë dhe Preshevës