Sot rinis në Gjykatën e Hagës gjykimi për krime lufte ndaj ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiq.
Prokurorët e Gjykatës së Hagës pritet të thërrasin sot dëshmitarët e parë. I pari që do të dëshmojë në gjyq do të jetë Elvedin Pasiq.
Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.
Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqendrohet në rrethimin e Sarajevës nga viti 1993 deri në vitin 1995.
Dëshmitari i tretë pritet të jetë gjenerali Sir Riçard Danat, ish komandant i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të dëshmojë mbi çështjet e komandës dhe kontrolleve ushtarake.
Mlladiq, i cili është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime të tjera lufte, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
70-vjeçari është figura e fundit që po gjykohet për krimet e kësaj lufte./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Shqipëri, Urdhër-Arrest për pronarin e Agon Channel, akuzohet se pastroi miliona euro
Prokuroria e Tiranës sekuestron 60 për qind të aksioneve të kompanisë “AgonSet”, e cila zotëron…
By
Redaksia
3 Min Read
Sami Yusuf: Na ka bekuar Zoti!
Gjatë një konference për shtyp në ambientet e Universitetit BEDËR, këngëtari shprehu kënaqësinë që ndodhej…
By
Redaksia
2 Min Read
Nën defilim të maskave, fillon festivali i Vevçanit, a do të fyhet Islami prap?
Ky karneval simbolizon dy botë paralele, atë pagane dhe botën e krishtere. Element i patjetërsueshëm…
By
Redaksia
1 Min Read
Sekuestrohen 12.3 kilogramë marihuanë nga Policia e Gjirokastrës
Përveç sekuestrimit të lëndës narkotike, është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga,…
By
Redaksia
1 Min Read
Intelektualët dënojnë fjalorin kërcënues të Ali Ahmetit
Në koncertin festiv të BDI-së, që u mbajt në ditën kur në Maqedoni u kthye…
By
Redaksia
7 Min Read
Nuk duronte më fyerjet nga burri, vetëvritet nëna e 5 fëmijëve
Një natë në parë në familjen Muhadri, në Has, kanë mbërritur krushqit nga Kosova. Dy…
By
Redaksia
3 Min Read
