Izraeli duhet të shmangë viktimat civile

Shpërthimi i dhunës në Rripin e Gazës është jashtëzakonisht i rrezikshëm – ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Ëesterëelle, i cili u ka bërë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje.

Sipas tij, Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet me raketa të Rripit të Gazës, por, në të njëjtën kohë, ka përgjegjësi të shfrytëzojë çdo mundësi për qetësimin e situatës, të shmangë viktimat civile dhe të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Shefi i diplomacisë gjermane ka kërkuar arritjen e suksesit në përpjekjet për armëpushim midis izraelitëve dhe palestinezëve, ndërsa për këtë temë ka folur me homologun e tij egjiptian. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakShega zbut plakjen dhe stresin
Artikulli vijuesBruksel – Ministrat e mbrojtjes së Nato-s diskutojnë për situatën në kufirin Turqi – Siri