Esad mban fjalim për herë të parë, në gjithë vendin përleshje dhe akte dhune

Opozitarët sirianë kanë njoftuar për përleshje të forta mes kryengritësve dhe forcave ushtarake besnike të regjimit të Damaskut nëpër të gjithë vendin vetëm disa orë para mbajtjes së fjalimit nga presidentit Bashar Assad.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se kryengritësit të cilët po luftojnë për rrëzimin e regjimit të Assadit kanë pasur përplasje të ashpra me trupat besnike të këtij të fundit në provincën jugore siriane Dera, rajoni i shpërthimit të revoltave popullore në marsin e vitit 2011.

Dhuna po ashtu ka përfshirë edhe rajonet kryengritëse përreth Damaskut gjatë orëve të para të ditës së sotme, ku kundërshtarët e regjimit po përpiqen të çajnë barrierat e rënda mbrojtëse të ushtrisë qeveritare për të hyrë në kryeqytet.

Fjalimi i fundit publik i Assadit ishte në nëntor, kur ai deklaroi për televizionin rus ”Today TV” se ai nuk do të largohej nga detyra dhe nga politika e vendit.

Fjalimi

Në Siri ku vijojnë ngjarjet e dhunës Presidenti sirian, Bachar al-Assad mbajti sot një fjalim mbi situatën në Siri.

Ai falënderoi Rusinë, Kinën dhe Iranin për mbështetjen që kanë dhënë dhe tha se janë gati të bëjnë dialog me opozitarët.

Në fjalimin që Kryetari i Shtetit të Sirisë mbajti përpara autoriteteve më të larta të regjimit në Sallën e Operës në Damask, fjalim ky që u transmetua direkt nga kanali televiziv shtetëror sirian ku tha se për mbijetesën e popullit sirian është e nevojshme bërja e bashkëpunimit midis regjimit dhe opozitarëve.

Duke vënë në dukje se ata nuk kanë për ta mohuar kurrë arritjen e zgjidhjes me anë të dialogut, Esed tha se ata kërkojnë që vendi i tyre të mbetet i lirë e i pavarur dhe të mos hyjë nën pushtimin e të huajve.

Ai mohoi pretendimin se në vendin e tij është duke vazhduar një luftë civile dhe tha se Siria është nën sulmimin e forcave të huaja.

Ai bëri të ditur se ushtria siriane do t’i japë fund operacioneve në rast se edhe forcat e huaja i ndërpresin mbështetjet me armë grupeve të armatosura.

Kryetari i Shtetit të Sirisë tha se në rast se arrihet kontrolli në kufi, ata planifikojnë të bëjnë një konferencë për kompromis kombëtar së bashku me opozitarët dhe se janë gati që një kushtetutë e përgatitur në këtë konferencë ta paraqesin për referendum.

Artikulli paraprakZgjatet mandati i prezencës së forcave amerikane në Jemen
Artikulli vijuesPakistan – Të paktën tetë të vdekur nga sulmet ajrore