Izraeli ende pa qeveri

Kryetarit të partisë së dalë e parë në zgjedhjet në Izrael dhe ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu, iu dha dy javë më shumë kohë, për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 22 janarit.

Zgjatja e afatit të parë prej 28 ditësh për formimin e qeverisë u lajmërua pas takimeve të mbajtura nga Netanyahu me presidentin e vendit, Shimon Peres.

Koalicioni i djathtë i udhëhequr nga Netanyahu, “Likud-Beitenu” grumbulloi më shumë vota se partitë e tjera, por humbi disa vende në parlament dhe nuk numra të mjaftueshëm për të formuar shumicën, transmeton TCH.

Në më shumë se një muaj bisedime, Netanyahu nuk ka qenë në gjendje që të bindë partitë e tjera t’i bashkohen koalicionit të tij, për të formuar një qeveri.

Nëse një qeveri nuk do të formohet brenda dy javëve të ardhshme, Peres mund t’i ofrojë partisë së dytë mundësinë për të krijuar një qeveri.

Megjithatë, sipas ekspertëve, këto dy javë janë përcaktuese, pasi në bazë të shpërndarjes së votave, duket se ka shumë pak gjasa që një grupim tjetër të formojë një qeveri dhe në këtë rast, Izraeli mund të shkonte drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. /kohaislame

Artikulli paraprakSiria, Opozita: Duam armë nga SHBA dhe jo ushqime
Artikulli vijuesFshihet flamuri i Maqedonisë nga New Born