Sulm mbi një bazë ushtarake në Tajlandë nga luftëtarë muslimanë

16 Luftëtarë musliman u vranë gjatë sulmit të ndërmarrë ndaj bazës ushtarake të ushtrisë së Tajlandës në afërsi të kufirit me Malajzinë, njoftoi sot një përfaqësues i Forcave të armatosura të Tajlandës.

Baza ushtarake mbrohej nga 60 marinsa dhe midis tyre nuk ka humbje, vuri në dukje ai.

Luftëtarët muslimanë kërkojnë shkëputjen nga Tajlanda të tre krahinave, të vendosura në afërsi të kufirit me Malajzinë, si dhe krijimin atje të një sulltanati të pavarur.

Artikulli paraprakÇfarë e pret botën katolike pas abdikimit të Papës Benedikti XVI
Artikulli vijuesHelikopteri turk shkeli hapësirën ajrore të Greqisë