“Izraeli ka krijuar terroristët me trajtimin që e ka bërë në Palestinë”

Trajtimi i Izraelit që i ka bërë Palestinezëve është “kauza e kryesore” e rritjes të terroristëve dhe DAESH, ka deklaruar një nga Demokratët Liberal.

Ajo duke folur në një debat për antisemitizmin Baroness Tonge ka thënë se Izraeli me trajtimin që i ka bërë fëmijëve që jetojnë në Palestinë ka krijuar një gjeneratë që justifikohen armiqësinë ndaj Izraelit dhe vendeve që e përkrahin atë”

Kampanja Anti Semitizëm ka kërkuar që ajo të largohet nga Demokratët Liberal duke e akuzuar se ajo po “akuzon terrorizmin”.
“Trajtimin e palestinezëve që e ka bërë Izraeli është kauza e rritjes së ekstremizmit dhe DAESH”.
Ajo ka refuzuar të pranojë deklaratat se fëmijët janë të urdhëruar nga autoritet Palestineze për të gjuajtur me gurë e për të sulmuar me thikë.
“Fëmijëve palestinez nuk duhet tu thuhet asgjë për të vepruar, po më thoni si do reagonte një fëmijë normal me atë që ju i bëni atyre” ka thënë ajo.

“Ata çdo kund shohin trajtim mizor dhe poshtërues të familjarëve e prindërve e tyre në pikat e kontrollit. Ata e përjetojnë varfërinë dhe mungesën e ushqimeve esenciale”.
“Dhuna sistematike ndodh për çdo ditë, duke dëmtuar të mbjellat dhe fushat, shtëpitë e sistemin e ujit”.
“Duke mos harruar me shtuar shkatërrimin e shtëpive, familjarët duke i bërë të pastrehë, sulmet e papritur në shkolla, prishja e vendeve të lojërave dhe hapësirave publike- dhe unë ende se kam përmendur Gazën”, këto janë disa nga fjalët që ka thënë Tonge përcjell Independent.

Këto fjalë të Baroness Tonge kanë shkaktuar debate duke thënë se ajo po ofendon Çifutët, edhe janë duke i kërkuar që të largohet nga partia Demokratike Liberale./KohaIslame

Artikulli paraprakTurqia ishte paralajmëruar për puçin nga Rusia
Artikulli vijuesSurinami njeh Kosovën (Dokument)