Prototipi i tankes turke Altay është i gatshëm

Prototipi i tankes së parë me prodhim vendor, me emrin Altay, është projekt kyç për strategjinë e mbrojtjes nacionale.

Tankun luftarak me emrin Altay e kanë dizajnuar inxhinierët turk. Të gjitha patentat që kanë të bëjnë me këtë projekt i takojnë vetëm turqisë. Kjo me arsyen që të zvogëlohet varësia nga teknologjia e huaj.
Gypin e kalbrit 120mm e ka prodhuar agjensioni i industrisë makinerike dhe kimike nga Kirikkalea. Gjuajtjet testuese kanë dalë me shumë sukses. Tanku është i mbuluar me lloj të ri të blinduar, në përbërje me borin dhe Karabitin. Në të janë inkorporuar edhe platforma me mitraloz stabil dhe me “Volkan” sistemin për kontrollimin e flakës të cilën e ka prodhuar ASELSAN.
Prototipi i tankes turke do të promovohet në publik me 15 nëntor, në ceremoninë që do të merrë pjesë edhe kryeministri Rexhep Tajib Erdogan.
Në fazën e parë të projektit do të prodhohen 250 tanke Altay, ndërsa fillimi i prodhimit masiv pritet në vitin 2017. \mszh\Sh.Hulaj/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle vjen me një dizajn të ri të faqes
Artikulli vijuesNë SHBA dënohet regjisori i filmit antiislam