Sot përkujtohen hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore ose siç njihet ndryshe ” Holokausti”.
Sot përkujtohen hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore ose siç njihet ndryshe ” Holokausti”, raporton Anadolu Agency (AA).
Për përkujtimin e Holokausti sot rreth orës 10:00 sipas orës lokale në të gjithë Izraelin do të bien sirenat dhe boritë, ndërkohë njerëzit pritet të mbajnë dy minuta heshtje.
Nga ana tjetër liderët e Izraelit do të jenë në sheshin “Varshava Getto”, ku do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave me lule.
Pas kësaj ceremonie Presidenti i vendit, Reuven Rivlin dhe Kryeministri, Binyamin Netanyahu pritet të mbajnë një fjalim në parlamentin e vendit.