Izraeli po punon për hebraizimin e Kudsit dhe ndërtimin e kolonive të reja

Kushdo që hyn në qytetin e shenjtë, Kudsin (Jeruzalemin), konstaton lehtësisht që objektet arkeologjike islame dhe arabe, janë ndryshuar nga ndërhyrjet e njëpasnjëshme për hebraizimin e qytetit.

Pothuaj të gjitha toponimet, rrugët dhe lagjet tashmë mbajnë emra hebraikë, si orvatje e Izraelit për të krijuar një realitet krejtësisht të ri, duke e groposur një herë e përgjithmonë të shkuarën dhe të tashmen palestineze.

Flamuri izraelit valëvitet dhunshëm mbi objekte dhe banesa të konfiskuara nga banorët autoktonë të qytetit të shenjtë, disa të shndërruara në sinagoga dhe shkolla talmudiane. Ndërkohë që prona të tjera janë shndërruar në kazerma ushtarake.
Lufta për hebraizimin e qytetit zhvillohet sa mbi sipërfaqe, aq dhe nën sipërfaqe të tokës, brenda tuneleve të hapura.
Sulmi ushtarak ndaj Gazës, u shfrytëzua maksimalisht në betejën e Izraelit për kolonizimin dhe hebraizimin e Kudsit (Jeruzalemit). Punimet në zona të caktuara përreth xhamisë Aksa dhe pranë Kubesë së Shkëmbit, zhvilloheshin edhe natën. Rrjeti i tuneleve që shtrihen kryesisht poshtë territorit të xhamisë Aksa, i ngjan një oktapodi gjigand.
Sipas Alxhazira, “projektet e zhvillimit” dhe gërmimet që bëhen nga ana e bashkisë në qytetin e vjetër, bëhen në kuadër të projektit të “Jeruzalemi i madh” i cili pritet të përfundojë në vitin 2020, vit në të cilin Kudsi (Jeruzalemi) do të shpallet kryeqytet i popullit hebre.
Institucioni i vakëfit “Aksa” u ka bërë thirrje të gjithë vendeve arabe dhe islame që çështjen e Kudsit (Jeruzalemit) ta vendosin në agjendat e tyre, si dhe të ushtrojnë presion ndaj Izraelit që të heqë dorë nga politikat për hebraizimin e qytetit. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakSiri – Të paktën 10 fëmijë të vdekur nga një bombë e hedhur nga ushtarët e Asadit
Artikulli vijuesKËSHILLI I SIGURIMIT DISKUTON GJENDJEN NË KOSOVË