Pas një takimi mes presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit ata thanë thanë se kishte pasur një “keqkuptim”.
Në luftën për pushtet me gjyqësorin e fuqishëm në vend presidenti egjiptian Mohamed Mursi pësoi një humbje. Prokurori i Përgjithshëm, Abdel Maguid Mahmud, Prokurori i Përgjithshëm, të cilin presidenti Mursi e kishte pezulluar, e kundërshtoi lirimin e tij nga detyra dhe u kthye i shoqëruar prej gjyqtarësh, mbështetësve të tij si dhe forcave të sigurisë në zyrën e tij në Kajro.
Pas një takimi me presidentin Mursi ai shpjegoi se ata kishin arritur një marrëveshje. Zëvendëspresidenti egjiptian Mahmoud Mekki i konfirmoi këto informacione. Të dyja palët thanë se kishte pasur një “keqkuptim”.
Abdel Maguid Mahmoud
Para takimit me presidentin Mursi, Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Abdel Maguid Mahmud, tha: “Sipas kushtetutës aktuale presidenti nuk mund të më shkarkojë mua nga detyra. Unë do ta mbroj pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk do të largohem nga posti im. Nëse ai dëshiron të shpëtojë prej meje, atëhere duhet të vërë dikë të më vrasë.”
Akuza për ndërhyrje të paligjshme në punën e drejtësisë
Presidenti egjiptian Mursi urdhëroi të enjten (11.10) shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm pas shpalljes të pafajshëm të 24 pasuesve të ish-presidentit Hosni Mubarak. Pas këtij vendimi presidentin Mursi e akuzuan për ndërhyrje të paligjshme në punën e drejtësisë dhe të gjyqësorit.
Sipas ligjit egjiptian Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të shkarkohet nga Presidenti. Për këtë arsye Mursi i ofroi më vonë Mahmoudit postin e ambasadorit në Vatikan. Por kryeprokurori refuzoi.
Protesta ndaj Prokurorit të Përgjithshëm
24 të pandehurit që ishin edhe pasues të ish-presidentit Hosni Mubarak ndër të cilët bënin pjesë edhe ish-kryetari i parlamentit, funksionarë të ish-partisë në pushtet, ish-ministra si dhe biznesmenë, akuzoheshin se kishin organizuar në shkurt 2011 një sulm vdekjeprurës mbi protestuesit në Sheshin Tahrir. Ky vendim nuk u pëlqeu pasuesve të Vëllazërisë Myslimane dhe në Sheshin Tahrir pati të shtunën (13.10.) trazira të dhunshme,
Gazetat e përditshme të pavarura kritikuan sidomos pasuesit e Vëllazërisë Myslimane, e cila kishte i rrahur njerëzit përreth me shkopinj dhe shufra hekuri.
You Might also Like
Ministri turk i Shkencës: Muslimanët e zbuluan se toka është e rrumbullakët
Ministri tuk i shkencës, industrisë dhe teknologjisë ka treguar faktin se një grup i shkencëtarëve…
By
1 Min Read
Iran, merret vendimi në rastin e gazetarit të WP-së
Autoritetet iraniane kanë lëshuar një vendim në rastin e gjykimit të gazetarit të gazetës Washington…
By
1 Min Read
Rikonfirmohet përdorimi i armëve kimike në Siri
Një raport i publikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka konkluduar se në…
By
1 Min Read
Amerika furnizon Izraelin me avionët Ospery
Raportet bëjnë të ditur lajmin më të fundit mbi planet e qeverisë së Uashingtonit për…
By
1 Min Read
Selman El-Audeh: Për ndihmen e Allahut, nuk mjafton vetëm duaja
Në një shkrim të tij, dijetari i shquar bashkëkohorë, Dr. Selman el-Audeh, teksa flet për…
By
2 Min Read
Siri, lufta zhvendoset në Damask
Dhjetra të vdekur mendohet se është bilanci i disa shpërthimeve të fuqishme në lagjen Tadamon…
By
2 Min Read
