Izraeli rrit praninë ushtarake në kufi me Libanin

Ushtria izraelite është duke e rritur praninë e saj ushtarake në kufi, pas vazhdimit të tensioneve në veri të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Sipas një njoftimi të bërë nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite mësohet se numri i trupave në kufirin verior të vendit është duke u rritur, por nuk është specifikuar një numër i saktë i tyre.

 

Autoritetet janë duke u përpjekur që popullata e rajonit ti kthehet jetës së tyre të përditshme,  ndërsa Ushtria izraelite po kryen aktivitetet e kërkimit mbi bazën se mund të ketë tunele të gërmuara në rajonin Zire në kufi me Libanin. Autoritetet e ushtrisë njoftuan se punimet për kërkimin e tunelit do të vazhdojnë për një javë.

 

Në anën tjetër ushtria izraelite ka njoftuar se hetimet janë në vazhdim për arsyen se ishin të pa armatosur 2 mjetet që u goditën nga Hezbullahu ditën e djeshme në afërsi të fshatit Ghajar.

 

Pas sulmit me raketa anti-tank ndaj mjetit të ushtrisë izraelite i cili po patrullonte në rajonin kufitar Shebaa të Libanit të pushtuar nga Izraeli, gjithashtu më pas Izraeli hapi zjarr me artileri në pika të ndryshme kufitare në Libanin jugor, ku në këto sulme humbi jetën një ushtar i forcave paqeruajtëse të OKB-së (UNIFIL).

 

Zëdhënës i ushtrisë izraelite Peter Lerner, kishte bërë të ditur se dy ushtarë izraelitë u vranë në sulm dhe 7 të tjerë u plagosën. Ndërsa Hezbullahu kishte njoftuar se ky sulm ishte si kundërpërgjigje ndaj sulmit të ndërmarrë nga Izraeli në qytetin Kunetra të Sirisë ndaj autokolonës së Hezbullahut.

Artikulli paraprakStudim: Gjumi cilësor në rini ruan kujtesën në pleqëri
Artikulli vijuesWi-Fi, mbani larg fëmijët nga tabletët