Wi-Fi, mbani larg fëmijët nga tabletët

0
177

Tiranë – Në ditët e sotme, pjesa më e madhe e familjeve shqiptare posedojnë në shtëpitë e tyre telefona celularë, tableta apo kompjuterë të lidhur me ose jo me internetin.

Duket se slogani “Ku ka njerëz, ka telefona dhe ku ka shtëpi, ka kompjuterë”, tashmë është realitet që përputhet me demografinë. Por, veç të mirave dhe shërbimeve që sjellin këto pajisje, ato që na shqetësojnë janë efektet anësore. Edhe pse i kemi marrë të gjitha njohuritë e jemi të ndërgjegjshëm, përfshihemi aq shumë në to, sa e harrojmë “vrasjen e ngadaltë” që vjen nga rrezet. Një studim i ekspertëve evropianë, i konfirmuar dhe nga dijet mjekësore, tregon se fëmijët janë kategoria më e kërcënuar në momentin që ndezin Wi-Fi në telefonat ose tabletat e tyre. Prindërit duhet të kenë shumë kujdes në edukimin e fëmijëve dhe sidomos nënat shtatzënë. Ai shpjegon pse ata janë më të rrezikuar, në krahasim me të rriturit dhe efektet anësore të Wi-Fi. Embrioni e më pas fetusi dhe fëmijët e vegjël janë më të cenueshëm nga çdo lloj rrezatimi radioaktiv për arsye sepse ata kanë një veçori dalluese nga të rriturit. Janë në procesin e rritjes dhe zhvillimit si në madhësi ashtu dhe në cilësi. Kështu, shumë qeliza pësojnë aktivitet mitotik të shtuar rrezatimi. Në këto kondita ka një efekt rreziku për sëmundje kanceroze, aq më tepër që rrezatimi në këtë moshë ka efekt kumulativ (grumbullues) e mund të jetë rrezik dhe pas një kohe të gjatë. Te ne duhet të bëhet kujdes dhe për rrezatimin e fëmijëve, për ekzaminime radiologjike diagnostikuese, pasi shpesh mund të evitohen e të mos përsëriten pa qenë nevoja.