Izraeli vazhdon politikën e shkeljeve kundër Mesxhid-i Aksa

Bëhet e ditur se një zyrtarë nga Organizata e Monumenteve Historike Izraelite dhe 45 kolonë hebrenj kanë hyrë në oborrin e Mesxhidi Aksasë në Jerusalem nën mbrojtjen e policisë izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Mexhidi Aksasë Omer el-Kisvani, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se “një ekspert nga Organizata e Monumenteve Historike Izraelite dhe 45 kolonë izraelitë hynë në Aksa nën mbrojtjen e policisë.”
Duke u shprehur se një ngjarje e tillë ndodh për herë të pare që nga viti 1967, Kisvani theksoi se politika që po e ndjek Izraeli këto ditë duke arrestuar zyrtarë të Departamentit të Vakëfeve Islame dhe duke ndërhyrë në bordin e brendshëm drejtues paraqet një gjendje të rrezikshme.
Që nga viti 2003, qeveria izraelite i pranon brenda oborrit të Aksasë kolonët hebrenj nën përcjellje policore dhe kohë pas kohe sjell kufizime sipas moshës për muslimanët. Shumë organizata dhe politikanë radikalë izraelitë bëjnë thirrje që Mali i Tempullit, në të cilin ata besojnë se ka ekzistuar tempulli hebre që është rrënuar dy herë, të hapet për adhurim për ta. Ndërkaq, qeveria izraelite nuk lejon që hebrenjtë të cilëve u lejohet hyrja në Aksa të kryejnë adhurime. 

Artikulli paraprakNagasaki përkujton sulmin bërthamor 71 vite më parë
Artikulli vijuesSot takimi Erdoğan- Putin, në fokus marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve