Izraelitët sulmojnë muslimanët dhe krishterët. Reagon Liga Arabe

Në një komunikatë me shkrim të Ligës Arabe dënohet sulmi i kolonëve çifutë që jetojnë në Izrael kundër Manastirit Latrun pranë Jerusalemit.

“Parullat e shkruara antikristiane dhe që njollosin Jezu Krishtin tregojnë kulturën e urrejtjes që dominon në shoqërinë izraelite”, thuhet në komunikatën e Ligës Arabe.

Në komunikatë vihen në dukje edhe keqtrajtimet që u bëhen nxënësve palestinezë në shkollat e Izraelit.

“U bëjmë thirrje klerikëve radikalë të ndalojnë urrejtjen dhe kulturën e dhunës që zbatohet kundër palestinezëve”, thuhet në vijim të komunikatës së Ligës Arabe./trt/kohaislame

Artikulli paraprakFirefox tani me lexues të vetin të PDF-ve
Artikulli vijuesFletushka nga ajri kundër negociatave