Opozita siriane: Në Homs po bëhet masakër

Grupi kryesor i opozitës siriane u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe që të ndërhyjnë për të parandaluar “katastrofën” në provincën Homs.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Sirisë, Naxhi Taira tha se banorët e Homsit janë të rrethuar për më shumë se 80 ditë nga forcat e regjimit dhe se rrugët e furnizimit janë ndërprerë.

Homsi, kryeqendër e revoltës kundër presidentit Bashar al-Asad, ka parë disa nga betejat më të ashpra ndërmjet trupave qeveritare dhe forcave opozitare në muajt e fundit.

Ndersa i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakdar Brahimi po përgatitet të rinisë përpjekjet për ndërmjetësimin e paqes në këtë vend. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakGreqia fut gjuhën turke si gjuhë të detyrueshme në programin mësimor
Artikulli vijuesHOXHA QË PRAKTIKOJ ATË QË E PREDIKONTE!