Ja çfarë përjeton trupi në 30 ditët e Ramazanit

Në Ramazan, myslimanët agjërojnë çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje një muaj të tërë.
Këtu do të paraqiten disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tuaj gjatë këtyre 30 ditëve të Ramazanit.
 
Ndryshimi në Fazën 1 (Dita 1, Dita 2)
 
Në ditën e parë të agjërimit, niveli i sheqerit në gjak bie. Zemra ngadalëson rrahjet dhe tensioni i gjakut bie. Glikogjeni është tërhequr nga muskujt duke shkaktuar disa dobësi. Vala e parë e pastrimit është zakonisht më e keqja.
 
Dhimbje koke, të vjella, fryma e keqe dhe gjuha me një veshje të rëndë janë shenjat e fazës së parë të spastrimit. Uria mund të jetë më intensive në këtë periudhë.
 
Ndryshimi në Fazën 2 (Dita 3 deri në Ditën e 7)
 
Yndyrat, të përbëra nga acidet yndyrore të transformuara kanë filluar lirimin e glicerinës nga molekulat gliceride dhe janë konvertuar në glukozë. Lëkura mund të vajiset, sepse këto janë vajra të cilat kanë dalë jashtë nga trupi.
 
Njerëzit që nuk kanë probleme të lëkurës mund të hasen vetëm disa ditë me këtë gjë. Kjo ndodh për vetë faktin se trupi përparon shumë shpejt dhe sistemi i tretjes qëndron në pushim për disa kohë, duke i përqendruar të gjitha energjitë e tij në pastrim dhe shërim. Qelizat e bardha të gjakut dhe të imunitetit rrisin aktivitetin e sistemit. Ju mund të ndjeni dhimbje në mushkëritë tuaja. Kjo ndodh sepse organet dhe mushkëritë janë në procesin e spastrimit të tyre duke u riparuar në mënyrë graduale. Fryma është ende e rëndë dhe gjuha e veshur. Zorrët janë në proces spastrimi duke ju ndihmuar edhe juve me një funksionim normal.
 
Ndryshimi në Fazën 3 (Dita 8 deri në Ditën e 15)
 
Ju do të përjetoni energji të zgjeruara, pikëpamje të qarta dhe do të ndjeheni më mirë. Në dobësitë, lëndimet e vjetra mund të bëheni më të ndjeshëm dhe ato mund të jenë më të dhimbshme. Ky është rezultat i rritjes së aftësisë së trupit për t’u shëruar gjatë agjërimit.
 
Nëse ju kishit thyer krahun tuaj rreth 10 vjet më parë, ju do ta ndjeni atë edhe gjatë kësaj kohe.
 
Në këtë kohë të agjërimit aftësitë e trupit tuaj për t’u shëruar janë të lidhura drejt për drejt me stilin e jetës tuaj. Nëse ju keni jetuar me një dietë jo të pasur ushqimore, aftësia natyrore e shërimit të trupit tuaj do të jetë pak e ndërlikuar. Megjithatë gjatë agjërimit procesi i shërimit të trupit është në efikasitet optimal.
 
Trupi mund të përmbajë inde të vdekura apo të dëmtuara, limfocite të dëmtuara, inde që sekretojnë substanca, të cilat tresin qelizat e dëmtuara.
 
Këto substanca irritojnë rajonin përreth dhe shkaktojnë një përsëritje të dhimbjeve në pjesën e lënduar më parë, duke ju lënë juve me idenë se kjo mund të ketë vite që është zhdukur.
 
Dhimbja konsiderohet si e mirë, sepse trupi është duke përfunduar procesin e shërimit. Muskujt mund të bëhen të shtrënguar dhe të lënduar për shkak të largimit të toksinave. Këmbët mund të jenë të prekura më keq, sepse toksinat grumbullohen pikërisht në këmbë. Erërat janë të zakonshme në këtë fazë për shkak të baktereve të tepërta në gojë. Gargara e përditshme me kripë dhe ujë do të pengojë ose të shërojë këtë efekt.
 
Ndryshimi në Fazën 4 (Dita 16 deri në Ditën e 30)
 
Trupi i është përshtatur plotësisht procesit të agjërimit. Ka më shumë energji dhe qartësi të mendjes. Periudha e pastrimit mund të jetë më e shkurtër dhe ditë më të mira mund të keni në këtë fazë. Shërimi i organeve është duke përfunduar. Pasi janë nxjerr jashtë mekanizmat e shkaktimit të dëmeve, trupi fillon të punojë me kapacitet maksimal për zëvendësimin e indeve të dëmtuara.
 
Pas ditës së 20 truri është me funksion më normal. Qartësia e mendjes dhe ekuilibri emocional mund të ndjehen në këtë kohë. Kujtesa dhe përqendrimi janë përmirësuar.kohaislame
Artikulli paraprakReuters: Efektivin e RENEA-s e vranë ish-kultivuesit e kanabisit
Artikulli vijuesDepartamenti Amerikan i Mbrojtjes punëdhënësi më i madh në botë?