Ja çfarë thotë avokati i të dyshuarit për vrasje në “Albi Mall”

1 Min Read
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka arrestuar një kamerier lidhur me vrasjen rojtarit në qendrën tregtare “Albi Mall” në periferi të Prishtinës.

Por avokati mbrojtës i të dyshuarit, Asdren Hoxha, ka thënë për Indeksonline se e vetmja provë e Policisë është se klienti i tij ka ushtruar profesionin e kamerierit në “Albi Mall”.
Hoxha ka shtuar se nuk është aspak e vërtetë, që klienti i tij të jetë konstatuar si autor i vrasjes në bazë të të dhënave të ADN-në së çamçakëzit.
“Klienti im nuk është autor i vrasjes, as nuk ka qenë ndonjë çamçakëz si provë kundër tij. Mbrojtja do që të sqarojë se klienti im është akuzuar për vepër penale për vjedhje grabitqare me pasoja fatale”.
Share This Article