Ja cilat kategori do të lirohen nga pagesat e semestrit në UP

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e kategorive të familjeve të veteranëve të luftës, studentëve me nevoja sociale dhe studentet e familjeve me asistencë sociale.

Lexoni se cilat kategori do të lirohen nga pagesa administrative e semestrave për vitin akademik 2014-2015.
 
Këshilli Drejtues i UP-së në mbledhjen e mbajtur me datë 23.02.2015 mori vendim për publikim të njoftimit për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2014/2015, sipas kategorive si në vijim:
 
1 .Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054).
 
2. Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261).
3. Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 – 12.6.1999),
 
4. Studentët me nevoja speciale në tri nivelet e studimeve,
 
5. Studentët e nivelit Bachelor dhe Master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale,
 
6. Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës, do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë. kohaislame
Artikulli paraprakKosova, dy ndeshje miqësore në muajin mars
Artikulli vijuesHashim Thaçi ndërron strategji, tash pretendon kryeministrin!