Shkarkohet Mujë Rugova?

0
159

Dita e hënë mund të jetë e fundit për Mujë Rugovën si Rektor i UP-së. Disa anëtarë të Këshillit Drejtues, në mbledhjen e sotshme, pritet të kërkojnë sqarime për gjendjen në Universitet dhe për blerjen e një çmimi ndërkombëtar.

Disa burime të thonë se në këtë mbledhje mund të iniciohet procedura e shkarkimit të Rektorit Rugova. Rektori i UP-së, Mujë Rugova, sot rreth orës 15, do të dalë para kolegëve të tij, ku pritet të japë shumë sqarime.
Por për të shkuar në punë e në këtë mbledhje, atij do t’i duhet së pari të kalojë nëpërmjet shumë studentëve, të cilët pritet të protestojnë para Rektoratit.
Para nëntë anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, Rugova duhet të rrëfejë edhe dyshimet më të fundit se çmimin për cilësi që e ka marrë në emër të këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, e ka paguar me para dhe jo siç është prezantuar, si e arritur e UP-së./Indeksonline/kohaislame