Ja cilët janë bashkëpunëtorët e FETO-s nga Maqedonia

Agjencia e lajmeve “Anadolu Agency” ka publikuar një tekst në të cilin shkruan për influencën e, ashtu siç e quan ajo, organizatës terroriste Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit në shumë fusha, si në arsim, turizëm, media, botime, etj.

Arsimi është në krye të fushave ku operon organizata FETÖ. Kjo organizatë ka 40 shkolla në të gjithë rajonin ndër të cilat 7 janë në Maqedoni.

Më poshtë, mund ta shihni tekstin në të cilin “AA” deklaron për shkollat, kurset dhe bizneset në Maqedoni të organizatës së lartëpërmendur.

Organizata FETÖ ashtu si dhe në vendet e tjera të Ballkanit është aktive edhe në Republikën e Maqedonisë. Në këtë vend ajo është aktive në shumë fusha, si arsim, transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm, në qytete të ndryshme të këtij vendi.

Shkollat me qendër në Shkup “Yahya Kemal” vazhdojnë aktivitetin e tyre me shkollat fillore dhe ato të mesme krahas Shkupit edhe në qytete të tjera si Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë.

Ndërsa në sektorin e medias kjo organizatë vazhdon aktivitetin e saj në Maqedoni përmes “Makedonya Zaman” e cila botohet një herë në javë.

Institucione të tjera që kanë lidhje me këtë organizatë në Maqedoni janë ato si, zinxhiri i marketeve EVAR, kurset Sedef, Agjencia turistike Bashak, firmat e transportit Rainboë.

Organizata ka aktive në këtë shtet gjithashtu edhe Unionin e Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA) që është aktive për biznesmenët dhe tregtarët.

Ndërsa në fushën e OJF-ve organizata operon në Maqedoni përmes Fondacionit Tolerans dhe Shafak si dhe shoqata Horizontet. Me anë të tyre organizata FETÖ administron konviktet dhe shtëpitë studentore si në Shkup ashtu edhe në qytete të tjera.

Organizata FETÖ ka në Maqedoni edhe një qendër analitike e titulluar “analyticamk.org/en/”. Kjo qendër njihet si foleja e prodhimeve të strategjive dhe mendimeve.
Nga ana tjetër organizata me fillimin e mbledhjes së zekatit dhe sadakasë në Maqedoni, u bë objekt diskutimesh dhe konfliktesh pasi në këtë vend sadakanë dhe zekatin e mblidhte vetëm Komuniteti Musliman.

Artikulli paraprakGabim sociologjik
Artikulli vijuesShtohen dyndjet e refugjatëve nga Turqia drejt Greqisë