Ja disa nga shkaqet qe ndjehemi te lodhur

Ndiheni te dobet, pa energji dhe gjalleri? Ndoshta shprehite tuaja ditore nuk kane ndryshuar, por serish ju nuk arrini te kuptoni se cilat jane shkaqet e kesaj lodhjeje kronike.

Mosfjetja mjaftueshem

Kjo gje mund te kete efekte negative mbi perqendrimin dhe punen. Nje person i rritur duhet te fleje 7-8 ore cdo nate. Nuk ju ze gjumi? Perpiquni te beni nje jete sa me te rregullt. Mos darkoni ne oret e vona te darkes, mos mbani kompjutere e celulare ne krevat. Nese problemi vazhdon, edhe pasi keni ndjekur keto rregulla, atehere konsultoheni me nje doktor: ka gjasa qe te keni crregullime me gjumin.

Anemia

Per femrat ky eshte nje nga shkaqet kryesore te lodhjes. Humbja e gjakut gjate ciklit menstrual mund te shkaktoje mungese te hekurit. Rruazat e kuqe te gjakut jane shume te rendesishme sepse cojne oksigjenin ne inde dhe organe. Nese keni mungese hekuri, atehere ndiqni nje diete te pasur me mish pa dhjame (shume i ushqyeshem eshte mishi i kalit), melci, aragosta, fasulet.

Depresioni

Depresioni eshte crregullim i humorit, por nuk ndikon vetem ne gjendjen shpirterore: shqetesimi shfaqet edhe me simptoma fizike. Lodhje, dhembje koke, mungese oreksi, crregullim te gjumit, keto jane vetem disa nga shenjat me te zakonshme. Nese ndiheni te lodhur dhe poshte me moralin prej disa javesh, duhet te konsultoheni me nje doktor. Zgjidhja do te ishte psikoterapia, e shoqeruar me pirjen e disa ilaceve qetesuese te dhena nga nje specialist i mire.

Artikulli paraprakKthesa pozitive e Erdoganit
Artikulli vijuesVeseli, nesër edhe zyrtarisht në PDK