Miliarderi saudit që merret me pronat, Fawaz Alhokair, thuhet se është pas blerjes së mundshme të Milanit.
Sipas Telelombardia, grupi arab në fjalë është Grupi Alhokair i Faëaz Abdulaziz, i cili ka interesa në zhvillimin e pronës dhe tregtisë.
Ai aktualisht po punon për një projekt në Sesto San Giovanni, një zonë që tashmë është identifikuar si një vend i mundshëm për stadiumin e ri të Milanos.
Grupi ka investuar gjithashtu në ndërtimin e qendrës tregtare Pescaccio në Romë, e cila do të jetë më e madhja në Evropë.
Të dyja veprat vlerësohen t’i kenë kushtuar firmës Alhokair rreth 1.5 miliard euro.
Alhokair raportohet nga Forbes se ka një pasuri personale prej 1.21 miliard dollarë.
Ene nuk është sqaruar nëse ky grupi do ta blejë Milanin plotësisht ose do të ndihmojë Li Yonghong në drejtimin e klubit. /