Pique: Ma sillni Realin

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shpreson se do të takohet me rivalët e përbetuar të Realit në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan AS.
Barcelona kaloi Bayernin në gjysmëfinale dhe tani po pret ndeshjen e sotme mes Realit e Juventusit për të kuptuar kundërshtarin në finale.
 
“Do të ishte shumë emocionuese një finale ndaj rivalit të përbetuar në Ligën e Kampionëve”. 
 
“Do të ishte historike. Tripleta do të ishte edhe më e bukur. Por e dimë se gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment”, theksoi Pique. 
Artikulli paraprakiPad Pro vjen në fund të këtij viti
Artikulli vijuesLëvizja ‘Protestoj’ kërkon dorëheqjen e Gruevskit