Ja kush ishte masakruesi i kolegjit amerikan

Masakra e kryer në kolegjin amerikan, Umqua Community në Oregon, që përfundoi me 13 të vrarë dhe shumë të plagosur, tronditi opinion amerikan dhe më gjërë. Por pyetja që do i interesonte tani secilit është se cili ka qenë agresori?

Mediat amerikane pretendojnë se bëhet fjalë për 26 vjeçarin, Chris Harper Mercer.
Sipas New York Post, Harper ka qëlluar sistematikisht studentët në kolegj, dhe sipas disa të plagosurve, ai i ka shtrirë në tokë dhe i ka pyetur nëse janë krishterë. Nëse përgjigja ka qenë “Po”, ai ka qëlluar menjëherë. Nëse përgjigjeshin me “Jo”, ai i ka qëlluar në këmbë.
Artikulli paraprakFranca: Të mos përdoret veto në KS të OKB-së për masakrat masive dhe gjenocidet
Artikulli vijuesBankat greke kanë nevojë për kapital