Bankat greke kanë nevojë për kapital

Sfida e parë e madhe e qeverisë së re të Ciprasit: ripërtëritja e bankave deri në fund të vitit 2016, në mënyrë që të mos rrezikohen depozitat e klientëve.

Donatorët e kanë të qartë prej kohësh, se bankat në Hellas kanë nevojë urgjente për kapital të ri. Ndaj në paketën e fundit të ndihmës për Greqinë janë parashikuar 25 miliadrë Euro për rikapitalizimin e bankave. Ndihmat financiare do t’i shijojnë katër bankat relevante për sistemin financiar: Banka Kombëtare e Greqisë, Alphabank, Eurobank dhe Banka e Pireut. Për të parandaluar kolapsin e sistemit të financave kryeministri Aleksis Cipras qysh në fund të qershorit i mbylli përkohësisht bankat, aplikoi rregulla të forta për kontrollin e kapitalit dhe kufizoi tërheqjet e parave.
Ndërkohë institucionet kredituese janë hapur sërish, radhë pritjeje nëpër bankomatë nuk ka më. Por megjithatë kontrolli i qarkullimit të kapitalit është në fuqi dhe do të shufqizohet vetëm pasi të përmbyllet me sukses furnizimi me kapital i bankave.
Nevojën e bankave për kapital do ta hulumtojë përmes të ashtuquajturit testim i stresit Banka Qendrore Europiane(BQE). Ky test sipas të dhënave të Fondit grek për Shpëtimin e Bankave duhet të përfundojë deri në fund të tetorit. Në fillim të shtatorit Ministria e Ekonomisë në Athinë krijoi një grup pune për shpëtimin e bankave. Detaje nuk janë bërë publike – ndoshta, sespe drejtuesi i negociatave për Athinën dhe donatorët ende nuk kanë rënë dakord për porcedimin e mëtejshëm, thotë për DW eksperti i ekonomisë Kostas Stoupas. “Sipas mendimit tim, BQE do që mundësisht pjesën më të madhe të 25 miliardë Eurove të vëna në dispozicion t’i përdorë për rikapitalizimin e bankave – le të themi një shumë afërsisht 15 apo 20 miliardë. Kjo do të kishte si rrjedhojë që mekanizmi europian i stabilitetit (ESM), që jep këtë inxhenksion financiar, të zgjerojë më tej kontrollin e vet ndaj bankave greke dhe qeveria në Athinë nuk është aspak e interesuar për këtë”, thotë Stoupas. Le të kujtojmë, se qysh në vitin 2012 mekanizmi paraardhës i ESM-së EFSF-ja vuri 37 miliardë Euro në disppozicion për rikapitalizimin e për këtë mori aksionet e bankës, duke u ngjitur kësisoj vet në aksionerin më të madh.
Kreditë e këqia
Klasa politike në Athinë insiston që ta mbajë vet kontrollin ndaj bankave, jo vetëm për arsye ekonomiko patriotike, mendon Stoupas. Kjo për faktin, se kush kontrollon bankat ka edhe një farë mundësie për influencë dhe mundet që sipërmarrjet jo fort miqësore t’i bëjë më lehtë për vete përmes kredive. “Në të shkuarën ka pasur raste të tilla: firma të caktuara, ndër to edhe sipërmarrje mediatike, kanë marrë kredi, ndonëse nuk i plotësonin kushtet”, vëren analisti. Ndoshta kjo është vërtetë kështu, siç e dëshmon edhe skandali me Bankën greke të Postës(TT) : Në janar 2014 prokuroria e Athinës dha urdhër arresti kundër sipërmarrësve me emër dhe ish- drejtuesve të TT-së, të cilët akuzohen, se përmes kredive të këqia kanë bërë që banka TT të humbasë 400 milionë Euro. Të hënën (28.9.) 35 të akuzuarit u thrirrën në gjyq. Qeveria Cipras duket se është e vendosur që ta zbardhë këtë rast, për të dhënë një sinjal kundër korrupsionit dhe ekonomisë së klientelizmit.
Potencial shpërthyes social bartin kryesisht kreditë e këqia, që vërtetë janë dhënë sipas kritereve ekonomike, por sot për shkak të krizës janë bllokuar. Shuma e përgjithshme e tyre vlerësohet rreth 100 miliardë Euro. Mos vallë 25 miliardët e paketës së ndihmës janë si një pikë ujë në hekur të nxehtë? Jo patjetër mendon eksperti Stoupas. Bankat sidoqoftë duhet të verifikojnë: “Një rast tipik është i tillë: kur një bankë jep një kredi me afat 30 vjeçar shlyerje dhe kredimarrësi humbet vendin e punës, atëherë mund të shtyhet afati i kredisë edhe me pesë vjet me shpresën që kredimarrësi do të gjejë një vend të ri pune”. Sa më shpetj Greqia të dalë nga recesioni, aq më lehtë bankat do të mund të çlirohen prej kredive të këqia, mendon ekonomsiti Stoupas.
Qëllimi i shpallur është që rikapitalizimi i bankave të bëhet i mundur deri në fund të vitit. Nëse nuk arrihet kjo, ekziston rreziku, që të vihet në veprim direktiva e re e BE-së për menaxhimin e bankave, pra me këtë edhe një rregullore Bail-In për rimëkëmbjen e bankave, paralajmëron ministri i Financave Eukleid Tsakalotos në intervistë për Financial Times. Konkretisht kjo do të thotë: klientëve të bankave me një depozitë mbi 100.000 Euro mund t’u kërkohet të paguajnë. Në vend të Bail-out, pra marrjes përsipër të borxhit nga një i tretë, në këtë rast do të kishim një Bail-in, në bazë të të cilit në radhë të parë janë donatorët e kapitalit, por ndoshta edhe aksionerët e klientët e depozitave të kursimit ato, që i marrin frenat në dorë.
Ndërsa kryetarja e shoqatës së bankave greke, Louka Katselis, mundohet të japë impulse më optimiste: qëllimi është, që të përmbyllet deri në fund të vitit 2015 rikapitalizimi i bankave, sepse ka një marrëveshje përkatëse me donatorët, deklaroi ajo së fundi në Athinë. Gjatë rikapitalizimit nuk do të kishte ndërhyrje në depozitat bankare. Më së voni në fillim të vitit 2016 mund të shfuqizohen kontrollet e kapitalit, vuri në dukje bankierja.
Artikulli paraprakJa kush ishte masakruesi i kolegjit amerikan
Artikulli vijuesShanse për paqe në Ukrainë?