Ja pasojat e alkoolit: Prizrenasi sulmon nënën e tij dhe i vë zjarrin shtëpisë

Në Prizren raportohet të ketë ndodhur një rast i zjarrvënies së qëllimshme.

Pak minuta pas mesnatës së të dielës, Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti, siç raporton PK, nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar nënën e tij dhe i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Zjarri, fatmirësisht, është lokalizuar nga zjarrfikësit.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje. /ind/kohaislame

Artikulli paraprakPezullohet publikimi i “Charlie Hebdo”
Artikulli vijuesArrestime të reja për protestën e 27 janarit